RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës deklarohet për situatën në veri

policia-e-kosoves-deklarohet-per-situaten-ne-veri

Policia e Kosovës ka thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë.

E shtuna shënon ditën e tetë prej kur serbët lokalë kanë ngritur barrikadat në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – të cilat lidhin Kosovën me Serbinë – si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

“Barrikadat nuk kanë lëvizur, por nuk ka ndonjë zhvillim apo incident të raportuar. Është qetë”, ka thënë Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas autoriteteve të Kosovës, Pantiq ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit dhjetor.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në veri, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas sugjerimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, zgjedhjet janë shtyrë në prill të vitit të ardhshëm.

Related posts

“Zjarri në centralin bërthamor Zaporizhzhia është shuar në masë të konsiderueshme”

rezart morina

Administrata Biden e gatshme të heqë vizat për izraelitët

admin

Një grup tjetër nga garda kombëtare do të niset drejt Turqisë

admin