Një skuadër e Policisë Ushtarake të FSK-së, është trajnuar nga instruktorët e Policisë Ushtarake të Kroacisë.
Trajnimi “MP Electroshock Stun Gun Training and MP Drug Test Training”, është realizuar në kuadër të planit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës
“Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Kazermën “Croatia” në Zagreb një skuadër e Policisë Ushtarake të FSK-së (PU) ka ndjekur trajnimin “MP Electroshock Stun Gun Training and MP Drug Test Training”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Në njoftim, thuhet se trajnimi ka plotësuar të gjitha objektivat dhe qëllimin në kuadër të përgatitjeve profesionale për pjesëtarët e PU të FSK-së.
“Në ceremoninë i pranishëm nga FSK-ja, ishte Atasheu i Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë Nënkolonel Shpend Zogaj, që në emër të Komandantit të FSK-së ka falënderuar ushtrinë kroate për ndihmën që po jep në ngritjen profesionale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë në të gjitha fushat e zhvillimit”, thuhet në njoftim.