RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Popullsia e BE-së pritet të tkurret me 6% deri në vitin 2100

popullsia-e-be-se-pritet-te-tkurret-me-6%-deri-ne-vitin-2100

Bashkimi Evropian është në prag të një ndryshimi të madh demografik pasi parashikimet e reja sugjerojnë një rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në fund të shekullit.

Vlerësimet nga Eurostat sinjalizojnë se BE mund të shohë tkurrjen e popullsisë me 6 për qind, ose 27.3 milionë njerëz, deri në vitin 2100.

Pas dy vitesh rënie për shkak të pandemisë COVID-19, popullsia e BE-së filloi të rikuperohej në vitin 2022 dhe u vlerësua të kishte arritur në 451 milionë njerëz në fillim të këtij viti.

Kjo rritje i atribuohet kryesisht fluksit masiv të refugjatëve ukrainas që pasoi pushtimin e vendit nga Rusia.

Tani, raporti më i fundit nga zyra e statistikave të BE-së parashikon se popullsia e bllokut do të vazhdojë të rritet, duke arritur kulmin në 453 milionë njerëz në vitin 2026, përpara se të zvogëlohet në 420 milionë në vitin 2100.

Projeksioni u krijua bazuar në modelet e fertilitetit, vdekshmërisë dhe migrimit të kontinentit. /euronews

Related posts

Serbia vajton terroristin që vdiq në sulmin e Banjskës, fotoja e tij shfaqet në ndeshjen Zvezda-Partizani

admin

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

RMV: Kapen 16 migrantë nga Siria, arrestohet një person

rezart morina