Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në bisedën që është zhvilluar mbrëmë janë trajtuar marrëdhëniet Turqi-Izrael.
Presidenti izraelit në bisedë e ka uruar Erdoğan për muajin e Ramazanit, ndërkaq Erdoğan ka uruar homologun e tij për festën hebre “passover”.
Presidenti Erdoğan falënderoi gjithashtu homologun e tij izraelit për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar pas tërmeteve, duke theksuar se vazhdojnë të jenë të vendosur për të forcuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit.
Erdoğan më tej ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për aktet e dhunës dhe sulmet në rritje në Bregun Perëndimor në prag të muajit Ramazan, ndërsa theksoi rëndësinë e mos lejimit të provokimeve dhe kërcënimeve ndaj spiritualitetit dhe statusit historik të Mesxhid-i Aksasë.
Ai gjithashtu falënderoi Herzog për përpjekjet e treguar deri më tani në ruajtjen e qetësisë dhe status-quo-s.