Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit të MSH-së në Kosovë janë regjistruar edhe 164 raste të reja me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Gjatë kësaj kohe, në vendin tonë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 49 persona.
Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 12 raste aktive me koronavirus.