Punëtorët teknik të QKUK-së nga sot do të marrin pagën më ndryshe.
Ata nuk do të paguhen 250 sa janë paguar deri më sot. Nga sot ata do të paguhen 402 euro.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Ai ka njoftuar se është marrë vendim që punëtorëve teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), t’u rritet paga nga 275 në 402 euro.
Më tutje Azemi është shprehur se mbetet të shihet nëse punëtorët do ta pranojnë këtë rritje të pagës, derisa shtoi se kjo s’është ajo që e kanë kërkuar.
“Me qëndrim të qartë mund të themi se nuk është ajo që e kemi kërkuar ne, por është për t’u çmuar pasi që kërkesa jonë ka qenë 450 euro dhe na janë ofruar 402. Po ta kishim në fuqi edhe Marrëveshjen Kolektive kjo pagë do të kalonte shumën së paku 470 euro, për të cilën ne do të luftojmë me mjete sindikale që edhe kjo të bëhet”, thuhet në njoftimin e Azemit.
May be an image of ticket stub and text
Sipas kreut të Sindikatës, rritja e pagës është arritur me shumë protesta e greva.