RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama mbërrin në Turqi me ftesë të Erdoganit

rama-mberrin-ne-turqi-me-ftese-te-erdoganit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi pas ftesës së marrë nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe videon e mbërritjes, Rama shkruan se ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Po sipas këtij njoftimi, pritet që Rama të zhvillojë edhe një takim të rëndësishëm pune në Ankara.

“Konya, Turqi – Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, ka shkruar Rama.

Related posts

Suedia rrit buxhetin e mbrojtjes në objektivin e kërkuar nga NATO

admin

Kosovë, dhoma e nënës nga Gjakova që humbi bashkëshortin dhe katër djemtë nga lufta hapet si ekspozitë në Prishtinë

admin

Kreu i NATO-s mirëpret miratimin e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në aleancë

rezart morina