RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rezultatet e regjistrimit, Serbia rreth 500 mijë banorë më pak se në vitin 2011

rezultatet-e-regjistrimit,-serbia-rreth-500-mije-banore-me-pak-se-ne-vitin-2011

Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2022, në Serbi jetojnë 6.690.887 banorë. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011, numri i përgjithshëm i popullsisë është më i vogël për 495.975 banorë, apo 6.9 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rënie të numrit të banorëve është regjistruar në të gjitha rajonet (rreth 10 për qind), përveç në rajonin e Beogradit, ku numri i banorëve është rritur për rreth 1.6 për qind”, sipas të dhënave të shifrave paraprake të publikuara nga Zyra për Statistika të Serbisë.

Regjistrimi i vitit 2022 mblodhi të dhëna për 2.520.854 amvisëri dhe 3.628.175 apartamente.

“Nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i dukshëm në numrin e përgjithshëm të amvisërive (rritje prej 1.33 për qind) ndërsa numri i përgjithshëm i banesave është rritur për 12.26 për qind në krahasim me regjistrimin e vitit 2011. Rritja më e madhe e numrit të banesave është shënuar në rajonin e Beogradit (18.55 për qind)”, tregojnë rezultatet e regjistrimit.

Regjistrimi është realizuar nga 1 deri më 31 tetor 2022. Në disa qytete më të mëdha, mbledhja e të dhënave në terren u zgjat deri më 7 nëntor. Gjithashtu, qytetarët që për çfarëdo arsye nuk janë regjistruar, lejohen të regjistrohen përmes telefonit deri më 17 nëntor 2022.

“Duke patur parasysh qëllimin e regjistrimit të popullsisë, për të siguruar pasqyrë gjithëpërfshirëse të të gjithë popullsisë, në përputhje me praktikën pozitive ndërkombëtare, baza e të dhënave e përftuar me regjistrim të drejtpërdrejtë është plotësuar me të dhëna nga evidenca administrative”, thonë nga Instituti.

Rezultatet e para të regjistrimit përmbajnë të dhëna bazë për numrin e përgjithshëm të personave të regjistruar, numrin e banorëve, amvisërive dhe banesave, sipas gjendjes më 30 shtator 2022. Rezultatet përfundimtare të regjistrimit do të publikohen rishtazi, nga prilli 2023 deri në qershor 2024.

Related posts

Putin-Scholz diskutojnë luftën në Ukrainë

admin

BE-ja do t’i ndajë 2 miliardë euro për Ukrainën

rezart morina

Zelensky viziton Poloninë

admin