Numri i incidenteve të krimit të urrejtjes gjatë vitit 2021 në ShBA ka shkuar në mbi 10.500, ku janë përfshirë më shumë 12.400 viktima
Institucionet e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konstatuar për gati 12 për qind janë rritur krimet nga urrejtja gjatë vitit 2021. Të dhënat statistikore të Programit Uniform të Raportimit të Krimit (UCR) të FBI-së thonë se në nivel kombëtar, incidentet e raportuara të krimeve të urrejtjes u rritën me 11,6%, respektivisht nga 8.120 në 2020 në 9.065 në 2021.
“Të dhënat e përditësuara për vitin 2021 përfshijnë të gjitha raportimet e incidenteve të krimit të urrejtjes nga agjencia e zbatimit të ligjit, pavarësisht nga numri i muajve ose tremujorëve”, thotë FBI-ja.
Numri i incidenteve të krimit të urrejtjes gjatë vitit
2021 ka shkuar mbi 10.500, ku janë përfshirë mbi 12.400 viktima. Rreth 64,5% e viktimave ishin në shënjestër për shkak të paragjykimeve të racës/etnicitetit/prejardhjes së shkelësve.
Po ashtu një pjesë e konsiderueshme e viktimave, ose rreth 14.1 për qind, kanë qenë shënjestër për shkak të paragjykimeve fetare të shkelësve.
Veprat penale sipas kategorisë së krimit
Nga 8.327 veprat penale të krimeve të urrejtjes të klasifikuara si krime kundër personave në grupin e të dhënave të përditësuar të vitit 2021:
43,2% ishin frikësim,
35,5% ishin sulm i thjeshtë, dhe
20,1% ishin sulm i rëndë.
19 përdhunime dhe 18 vrasje u raportuan si krime të urrejtjes.
70 veprat e mbetura të krimeve të urrejtjes të klasifikuara si krime kundër personave u raportuan në kategorinë e të tjerave.
Nga 3.817 vepra të krimeve të urrejtjes të klasifikuara si krime kundër pronës, 71,2% ishin akte shkatërrimi/dëmtimi/vandalizmi.
267 vepra të tjera janë klasifikuar si krime kundër shoqërisë. Kjo kategori e krimit përfaqëson ndalimin e shoqërisë ndaj përfshirjes në lloje të caktuara aktivitetesh si bixhozi, prostitucioni dhe shkeljet e drogës. Këto janë krime tipike pa viktima në të cilat prona nuk është synimi.
Publikimi plotësues i vitit 2021 tregon përkushtimin e FBI-së për të ofruar tërësi të dhënash kuptimplota për publikun amerikan për të pasqyruar një pamje kombëtare të trendit të krimit të urrejtjes. /trt