RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Rritja e rasteve me nën-variantin Omicron, simptomat dhe paralajmërimi për masat – epidemiologët bëjnë thirrje të barten maskat

rritja-e-rasteve-me-nen-variantin-omicron,-simptomat-dhe-paralajmerimi-per-masat-–-epidemiologet-bejne-thirrje-te-barten-maskat

Ditëve të fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me coronavirus, ndërsa po ashtu ka pasur raste të vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë nga 467 testime, 175 persona kanë rezultuar me COVID-19. Sipas njoftimit, dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Tutje bëhet e ditur se aktualisht në Kosovë janë 2.184 raste aktive me COVID-19.

E për shkak se javëve të fundit ka ndryshuar situata epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 është bërë thirrje të respektohen masat dhe të barten maskat në ambiente të mbyllura.

“Tri javët e fundit ka ndryshuar situata epidemiologjike sa i përket COVID-19”, ka thënë për RTV Dukagjini, epidemiologia Bedrie Rama.

Ajo ka thënë ndër të tjera se sa i përket simptomave, janë të njëjta sikurse herëve të tjera.

“Është nënvariant i tipit Omicron, simptomat janë djegie e fytit, dhembje e muskulaturës, temperature, ethe dhe plogështi”, ka thënë Rama.

Sipas saj kohëve të fundit, ndonjëherë për shkak të këtyre simptomave po komplikohet gjendja e pacientëve.

Sa i përket masave anti-COVID, sipas saj duhet të ketë shtim të masave.

Ajo ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë rend dhe distancë në vendet publike.

“Pandemia ende nuk ka mbaruar , është në mesin tonë”, ka përfunduar ajo.

Ndërkaq, të martën drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thirrur takimin e Komitetit të ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus dhe rritjes së rasteve të spitalizuara.

Në takim u analizua situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

“ShSKUK është dëshmuar tashmë me menaxhimin e pandemisë dhe siguron qytetarët e vendit se do të mobilizojë të gjitha resurset në dispozicion për të përballuar çdo valë të mundshme”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, bëhet e ditur se kapacitetet infrastrukturore, pajisjet mjekësore, furnizimet me barna dhe material mbrojtës për personelin shëndetësorë, janë disa nga temat e diskutuara në takim.

Në takim u konstatua edhe njëherë mungesa në disa fusha specialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për angazhim urgjent të stafit shtesë infermieror.

E rritja e numrit të rasteve të infektimit me këtë virus ka bërë që të rritet interesimi i qytetarëve për të marrë vaksinën. Mirëpo interesim i madh vërehet te personat mbi 60 vjet që kryesisht marrin dozën e katërt të vaksinës.

E nga Ministria e Shëndetësisë nuk përjashtohen një shtrëngim i masave nëse vazhdon trendi i rritjes së infektimeve.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje për vaksinim të qytetarëve si dhe bartje të maskës brenda ambienteve të mbyllura.

Related posts

OKB: Mbi 1.000 të vd’ekur dhe 740 mijë të zhvendosur nga përmbytjet në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore

RTI

Atentati ndaj Donald Trump, Joe Biden e lidh sulmin ndaj rivalit të tij me dhunën racore: Armë të tilla kanë vrarë shumë të tjerë! Është koha t’i bëjmë të paligjshme

admin

Samiti i Procesit të Berlinit – si u arrit të nënshkruhen tri marrëveshjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor?

admin