RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Rusia iu kthye marrëveshjes së drithit pas përpjekjeve diplomatike të Turqisë

rusia-iu-kthye-marreveshjes-se-drithit-pas-perpjekjeve-diplomatike-te-turqise

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, duke theksuar se kanë marrë garancitë e nevojshme me shkrim nga pala ukrainase lidhur me marrëveshjen e drithit me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe mbështetjen e Turqisë, tha se “Rusia i gjeti të mjaftueshme garancitë që i mori, do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Konashenkov, bëri vlerësime lidhur me pjesëmarrjen e vendit të tij në marrëveshjen e dërgesës së drithit nga Ukraina, të cilën e kishte pezulluar.

Ai theksoi se ushtria ukrainase më 29 tetor ka sulmuar anijet e marinës ruse në Detin e Zi, si dhe anijet civile, ku sipas tij anijet në fjalë garantojnë sigurinë e korridorit të drithit.

Konashenkov tërhoqi vëmendjen se për këtë shkak Rusia ka pezulluar marrëveshjen lidhur me dërgesat e drithit nga Ukraina, ndërsa qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje ia kanë bërë të ditur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS-OKB).

“Me pjesëmarrjen e OKB-së dhe mbështetjen e Turqisë, kemi arritur të marrim garancitë e nevojshme me shkrim nga pala ukrainase lidhur me marrëveshjen e drithit”, tha ai.

Ai theksoi se Ukraina i ka dhënë Rusisë garanci zyrtare lidhur me korridorin humanitar detar që përdoret në dërgesat, duke shtuar se “Pala e Ukrainës zyrtarisht njoftoi se korridori humanitar detar do të përdoret vetëm në kuadër të Iniciativës së Drithit të Detit të Zi”.

Sipas tij, Rusia i ka gjetur mjaftueshëm garancitë në fjalë. “Rusia i gjeti të mjaftueshme garancitë që i mori, do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithit. Rusia kishte pezulluar pjesëmarrjen e saj në Iniciativën e Drithit të Detit të Zi pas sulmit terrorist në Sevastopol”, shtoi Konashenkov.

Related posts

OKB: Të rinjtë në Gazë shpresojnë të vriten që të marrë fund makthi i tyre

RTI

Britania sanksionon dy grupe ekstremiste, i akuzon për dhunën në Bregun Perëndimor

admin

Gërvalla: Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe, nuk ka nevojë për një të dytë

admin