Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum, diskutoi çështjen e grushtit të shtetit në Niger, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, njoftohet se Blinken dhe Bazoum zhvilluan një bisedë telefonike.
Blinken ka shprehur “mbështetjen e palëkundur” kundrejt Bazoum dhe demokracisë së Nigerit dhe se SHBA kundërshton veprimet në drejtim të prishjes së rregullit kushtetues.
SHBA mbështet mbizotërimin e ligjit ka theksuar Blinken i cili ka thënë se ndodhen pranë popullit të Nigerit, Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) dhe partnerëve ndërkombëtar.
Grushti i shtetit në Niger
Në Nigeri, presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.
Gjenerali Abdurrahman (Omar) Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.