Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë në muajt e ardhshëm të dimrit.
Këtë deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë virtuale me shtypin.
“Ne të gjithë do të donim që lufta në Ukrainë të përfundonte sot ose në fillim të vitit të ardhshëm. Por nga ajo që shohim në terren dhe nga luftimet intensive që po ndodhin, ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhë,” shtoi ai.
Kirby konfirmoi gjithashtu se një shtetas amerikan është liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.