RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA përgatit paketën e re të armëve të Ukrainës prej 1 miliard dollarësh

shba-pergatit-paketen-e-re-te-armeve-te-ukraines-prej-1-miliard-dollaresh

Paketa e ardhshme e ndihmës për sigurinë e Ukrainës nga administrata Biden pritet të jetë 1 miliard dollar, një nga më të mëdhatë deri tani.

Ajo do të përfshijë municione për armë me rreze të gjatë dhe automjete të blinduara të transportit mjekësor, thanë 3 burime për Reuters.

Paketa pritet të shpallet të hënën dhe me këtë paketë të re ndihma që SHBA i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës më 24 shkurt pritet të shkojë në 8.8 miliard dollar.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se presidenti Joe Biden nuk e kishte nënshkruar ende paketën e ardhshme të armëve. Ata paralajmëruan se paketat e armëve mund të ndryshojnë në vlerë dhe përmbajtje përpara se të nënshkruhet.

Nëse nënshkruhet në formën e saj aktuale ajo do të vlerësohej në 1 miliard dollarë dhe do të përfshinte municione HIMARS, municione të sistemit të raketave tokë-ajër NASAMS dhe deri në 50 mjete për transport mjekësor të blinduara M113.

Paketa e re vjen pas një vendimi të fundit të Pentagonit për të lejuar ukrainasit të marrin traktim mekësor në një spital ushtarak amerikan në Gjermani pranë bazës ajrore Ramstein.

Të hënën e kaluar, Pentagoni njoftoi një paketë të veçantë ndihme sigurie për Ukrainën me vlerë deri në 550 milionë dollarë, duke përfshirë municione shtesë për sistemet raketore të artilerisë së lartë të lëvizshmërisë (HIMARS).

Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentojë mbi paketën./abcnews

Related posts

Kryeministri spanjoll dhe lideri katalanas arrijnë 5 marrëveshje të reja

rezart morina

Kryeministri Kurti i propozon Osmanit që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 2 shkurt

RTI

Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

RTI