RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si të shmangni shqetësimet te sytë nga qëndrimi i gjatë në kompjuter!

si-te-shmangni-shqetesimet-te-syte-nga-qendrimi-i-gjate-ne-kompjuter!

Mjaftojnë dy orë përpara ekranit që sytë të na skuqen, lotojnë, të irritohen dhe të shfaqin lodhje me rëndesë të qepallave. Këtyre problemeve shpesh u shtohen dhimbjet e kokës, të shpatullave dhe të qafës. Po flasim në fakt për CVS, Sindromën e Shikimit në Kompjuter, problemin që ‘godet’ deri në 90% të njerëzve që punojnë shumë orë përpara monitorit, i cili nuk provokon dëme permanente, por që është shumë i bezdisshëm dhe shpesh detyron ndërprerjen e punës për të gjithë ditën.

Çfarë duhet bërë për të parandaluar CVS:

-Poziciononi ekranin një krah në distancë, drejt dhe përpara fytyrës. Qendra e monitorit duhet të jetë midis 10 dhe 20 cm nën sytë, për të mos stresuar kështu qafën kur lexoni dhe shkruani.

-Përdorni një ndriçim adekuat. Një test tejet i thjeshtë që lejon të kuptohet nëse mundet të ndërhyhet në këtë kuptim: me fytyrën vendosur para ekranit, vendosni duart dhe ballin përpara ashtu siç mund të shikohet nga larg. Nëse ju pasohet një ndjenjë ndihmëse, do të thotë se keni nevojë të ndryshoni diçka në ndriçim. Për të gjetur të duhurën, bëni teste të ndryshme drite me më pak ose më shumë ndriçim si dhe vendosjen e këndit.

-Reduktoni shkëlqimin verbues dhe reflekset mbi ekran: ju mund të instaloni filtra në monitor dhe të ndryshoni kontrastin dhe shkëlqimin duke përftuar të mira.

-Mbyllni shpesh sytë për t’i mbajtur ata të njomë apo lagësht dhe mundësisht të pyesni herë pas herë okulistin ose farmacistin për lubrifikantin e duhur me pika për në sy. Është e rëndësishme që fryma e ajrit të mos bjerë direkt në fytyrë dhe sy, dhe nëse ajri në dhomë është shumë i thatë, përdorni një humidifier.

-Shikoni larg nga kompjuteri çdo 15-20 minuta për të lejuar pushimin e syve.

-Mbani ekranin të pastër. Pluhuri mund të zvogëlojë mprehtësinë dhe sforcimin e syve për ta lehtësuar shikimin.

-Vlerësoni nëse është apo jo e përshtatshme për t’u përdorur syzet posaçërisht për kompjuter.

-Bëni kontrolle të rregullta të syve. Për të mos vuajtur shikimin në kompjuter bëni kujdes në vendosjen e lenteve të duhura në faqen e ekranit.

Related posts

Dieta e bishtajave: Për tri ditë humbisni dy kilogramë

admin

Rritja shokuese e kancerit te të rinjtë: Nën hijen e Kate Middleton, shkencëtarët në garë kundër kohës për të zbuluar shkakun

admin

Çfarë mund të zbulojë ngjyra e dhëmbëve për shëndetin tuaj – dhe kur duhet të shqetësoheni?

admin