Sistemi energjetik i Ukrainës është në prag të kolapsit pas sulmeve me raketa në mëngjesin e së hënës në Kiev dhe qytete tjera ukrainase.
Ukraina njoftoi të hënën pasdite se ka ndërprerë eksportin e energjisë në vende të ndryshme.
“Sulmet e sotme me raketa, të cilat goditën gjenerimin termik dhe nënstacionet elektrike, e detyruan Ukrainën të pezullojë eksportet e energjisë elektrike nga 11 tetori 2022 për të stabilizuar sistemin e saj energjetik”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Energjisë të Ukrainës, përcjell Reuters.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një adresim për publikun, tha se kjo është hakmarrje për sulmin mbi urën që lidh Rusinë me Krimenë, territor i ankesuar nga Ukraina më 2014.
Putin konfirmoi se infrastruktura energjetike ishte synim i sulmeve të sotme, ndërkohë që Kërcënoi Ukrainën, se do të ketë sulme edhe më të ashpra në rast se sulmon, siç iu referua ai Krimesë, sërish territorin rus.
Pas sulmeve, shumë qytete mbetën në errësirë.
Kiev
Në kryeqytetin Kiev u goditën dy termocentrale: Termocentrali 3 dhe Termocentrali 5. U shkatërrua gjithashtu nënstacioni Volkanzai 110 KW. Dëmet më të mëdha pësoi termocentrali i Darnicës.
Rovno
Në qytetin Rovno, nënstacioni Rovno 330 KW u dëmtua. Goditja e raketës së lundrimit shkaktoi një mbingarkesë në nënstacionin 110 KW, e cila u pasua nga një shpërthim dhe ndërprerje në të gjithë qytetin.
Khmelnytskyi
U shkatërruan nënstacionet Khmelnytskyi me fuqi 330 KW dhe 110 KW. Nuk ka energji elektrike në të gjithë qytetin. Goditja në nënstacionin 330 KW rezultoi me një shpërthim dhe ndërprerje të energjisë në nënstacionet më të vogla: Rakova, Stara, Termplast, Ozernaja, Dubova dhe nënstacionet tërheqëse në Grecan.
Ternopil
Dy nënstacione me fuqi 330 KW dhe 110 KW janë shkatërruar. Nuk ka energji elektrike në të gjithë qytetin. Nënstacioni Zgrbelje me 110 KW u shkatërria. Gjithashtu pësuan dëme nënstacionet Glacijska, Ternopolj dhe Promislena Plotica, nga ku furnizohet me energji elektrike fabrika e produkteve të betonit të armuar.
Sumi
Nënstacioni Konotop me fuqi 330 KW u shkatërrua. Shpërthimi i raketës lundruese shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin.
Kharkiv
Sulmi me raketë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në të gjithë qytetin. Metroja ndaloi. Nënstacionet Zaljutino, Harkovskaja, Losevo, si dhe Termocentrali TE-5, si dhe Zmijevska TE e Cugujevska TE-2 dolën nga sistemi.
Krivoj Rog
Një nga termocentralet më të mëdha në Ukrainë u shkatërrua.
Zhytomyr
Në Zhytomyr u shkatërruan dy nënstacione 330 KW dhe 110 KW. Qyteti ka mbetur pa energji elektrike.
Lviv
Në Lviv, në perëndim të Ukrainës, termocentrali Lviv-1 dhe linjat e energjisë që shkonin në Poloni u shkatërruan, KWshtu që furnizimi nga ky vend në drejtim të Polonisë u çaktivizua.
Ivano Frankivsk
Termocentrali i Burstina është një nga termocentralet më të rëndësishme në Ukrainë, nga i cili energjia elektrike shkon në tri vende: Hungari, Sllovaki dhe Rumani.