RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot protestohet për tërheqjen e 30-shit nga Trusti

sot-protestohet-per-terheqjen-e-30-shit-nga-trusti

Sot me fillim në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti.

Ndryshe Adnan Jashari njëri nga inicuesit e nismës së tërheqjes së mjeteve të TRUSTI-it, tha se po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës lejimin e tërheqjes së një shume të parave nga Trust.

Në “Facebook”, ai ka shkruar se në protestë do të kërkojnë që kursimet mos të humbin, por të lejohet që qytetarët t’i tërheqin mjetet e tyre, njëkohësisht të ndihmohet të kalohet kriza ekonomike!.

“Do ju bëjmë thirrje deputetëve të votojnë pro Projektligjit që lejon tërheqjen dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të dalë në votim!. Prezenca e secilit prej nesh në protestë do bëjë që projektligji të shkojë më shpejt në Kuvend dhe të votohet pro”, tha ai, raporton RTKlive.

Për tërheqjen e mjeteve të TRUST-it, dje janë deklaruar edhe nga FMN. Udhëheqësi i misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella në një konferecnë për media pas përfundimit të vizitës në Ksoovë, tha se nuk duhet të ndodh prekja e mjeteve të TRUST-it.

Related posts

“Skenari i makthit”- Izraeli po i shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit! Lindja e Mesme, “buzë” luftës

admin

Gjashtë të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Francë

rezart morina

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Mehaj takohet me homologen maqedonase Petrovska

rezart morina