RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stano: Dënojmë fuqishëm sulmet terroriste dhe të liga ndaj Policisë së Kosovës

stano:-denojme-fuqishem-sulmet-terroriste-dhe-te-liga-ndaj-policise-se-kosoves

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka dënuar sulmet terroriste nda Policisë së Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Stano ka bërë thirrje palës kosovare dhe asaj serbe për kthim në dialog, si dhe për normalizimin e marrëdhënieve.

Në konferencën e tij të përditshme për media, Stano kërkio “shtensionim urgjent” të situatës teksa iu referua sërish deklaratës së lëshuar nga Bashkimi Evropian para një jave me kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, Stano i quajti “tejet të rrezikshme” ku sulmet tha se “BE i dënon më së fuqishmi”.

“Duhet të gjejmë rrugën përtej krizave të njëpasnjëshme dhe t’i kthehemi zgjidhjes normale të problemeve përmes dialogut”, ka thënë Stano./

Related posts

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave të dyshuar për mashtrim me Bitcoina

admin

Kryetari i Lezhës: Shuhen zjarret në Shëngjin, situata nën kontroll

RTI

Fitorja e PS-së në 3 bashkitë ku u votua elektronikisht, Berisha: Do kërkojmë auditim nga KQZ për rezultatin elektronik

admin