RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulm kibernetik ndaj stacioneve të trenit në Britani, udhëtarëve u dërgohen mesazhe islamofobike

sulm-kibernetik-ndaj-stacioneve-te-trenit-ne-britani,-udhetareve-u-dergohen-mesazhe-islamofobike

Në sulmet kibernetike ndaj disa stacioneve të mëdha të trenit në Britani u dërguan mesazhe kundër muslimanëve (islamofobike), transmeton Anadolu.

Nga sulmet kibernetike u prekën rreth 20 stacione në të gjithë vendin, përfshirë 11 stacione treni në Londër.

Udhëtarët që u përpoqën të hyjnë në lidhjen publike të internetit me valë në stacionet e menaxhuara nga Network Rail, kompania përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore në vend, u përballën me mesazhe anti-muslimane në ekranet e pajisjeve të tyre. Në mesazhin e dërguar, përfshihej seksioni që i referohej sulmeve të ndryshme terroriste në Britani dhe Evropë.

Pas kësaj ngjarjeje, kompania pezulloi shërbimet e lidhjes së internetit me valë në stacionet në mbarë vendin dhe njoftoi se po zhvillohet një hetim gjithëpërfshirës.

Një zëdhënës nga policia britanike e transportit, në një deklaratë konfirmoi se kanë marrë raportime se ndaj disa stacioneve të trenit janë kryer sulme kibernetike me mesazhe me përmbajtje anti-muslimane.

Zëdhënësi vuri në dukje se po punojnë bashkë me “Network Rail” për të hetuar me shpejtësi ngjarjen.

Related posts

Situata pas vërshimeve në Kosovë, MPB: Intervenime në zona të caktuara dhe zonat e vërshuara

admin

Ne’tanyahu: Iz’raeli është i gatshëm për një veprim të fuqishëm kundër Libanit

admin6

Franca mohon se po planifikon të ndërhyjë ushtarakisht në Niger

admin