RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri” – Reagojnë nga familja e policit të vrarë në veri

“te-vdesesh-per-atdhe-eshte-sikur-te-rilindesh-perseri”-–-reagojne-nga-familja-e-policit-te-vrare-ne-veri

Polici Afrim Bunjaku u vra mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Kosovës.

Për këtë rast tragjik, ka reaguar edhe familja e tashmë policit të ndjerë.

Në një postim në rrjete sociale ata kanë shkruar se të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri.

Postimi:

*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Related posts

SHBA miratoi ndihmën ushtarake/ Ukraina dhe aleatët e saj evropianë mirëpresin vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve

admin

Stano: Urat zakonisht bashkojnë njerëzit, por fatkeqësisht ajo e Ibrit është çështje shpërthyese

admin6

Bastisja në institucionet financiare në Leposaviq – sekuestrohen mijëra euro, dinarë serb, franga zvicerane dhe dollarë amerikan

admin6