RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Temperaturat ekstreme në Irak

temperaturat-ekstreme-ne-irak

Punëtorët e ndërtimit, shitësit nëpër rrugë dhe policët e trafikut mezi po i përballojnë të nxehtit të madh në qytetin irakian të Basras. Qyteti me popullsi prej 1 milion banorësh, në ditët e fundit është përballur me temperatura deri në 40 gradë Celsius – dhe banorët – ani pse janë mësuar me verërat e nxehta – nuk mund t’i përballojnë këto temperatura ekstreme.

“Duhet t’i përballojmë këto temperatura, sepse duhet t’i ushqejmë familjet dhe nuk kemi të tjera mundësi”, thotë Ahmad Hassan, punëtor ndërtimi.

Shumë prej kolegëve të tij lodhen dhe shpesh alivanosen shkaku i orëve të gjata të punës në kokërr të diellit. Valët e tilla të të nxehtit kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen e shtetit që përballet me reduktime të ashpra të energjisë.

Mirëpo kriza energjetike nuk i ndal irakianët që të blejnë kondicionerë, që konsumojnë edhe më shumë energji elektrike. Temperaturat shpesh arrijnë deri në 60 gradë Celsius dhe irakianët nuk kanë se si të freskohen ndryshe përveç përdorimit të kondicionerëve.

Kjo sjell fitime edhe për teknikët e kondicionerëve që paguhen 35 dollarë për instalimin e një kondicioneri.

Mungesa e reshjeve, e nxitur nga ndryshimet klimatike, si dhe mungesa e bimësisë në shumicën e pjesëve të Irakut, po e përkeqëson situatën. Vitin e kaluar, vendi u përball me temperatura që i kalonin 50 gradë Celsius, duke bërë që shumëkujt t’i jepej ditë pushimi.

I konsideruar si një nga vendet më të nxehta në botë, Iraku është veçanërisht i rrezikuar nga ndryshimet klimatike dhe ata që jetojnë në këtë vend paralajmërojnë se kushtet vetëm po përkeqësohen. /koha

Related posts

Editoriali i The New York Times: Shërbimi më i mirë që Biden mund t’ia bëjë SHBA-së, është të largohet nga gara për President

admin

Deputetja koservatore: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e Veriut, Britania urgjent të fokusohet te Ballkani

admin

Von Cramon kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave për Kosovën

admin