Të paktën 17 persona u mbytën në brigjet e Mianmarit pas fundosjes së një anije me emigrantë. Çdo vit, mijëra muslimanë Rohingya rrezikojnë jetën e tyre në një përpjekje për të arritur në Malajzi dhe Indonezi, vende me popullsi kryesisht myslimane.
Të paktën 50 persona ishin në bordin e anijes që po shkonte për në Malajzi kur u përmbys për shkak të detit të trazuar gjatë natës. Sipas informacioneve, 30 prej tyre rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur, shtoi ai, megjithëse numri i saktë i njerëzve në bord nuk dihet. /syri