Zehnder në prani të dëshmitarëve shqiptoi shehadetin dhe si musliman mori emrin “Emin”
Shtetasi francez 85-vjeçar Emile Zehnder, i cili kishte ardhur në qytetin Elazığ të Turqisë për pushime, u bë musliman duke pranuar Islamin pas ndikimit nga miqtë e tij dhe ndryshoi emrin në “Emin”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zehnder erdhi me qëllim për të bërë pushime në qytetin Elazığ dhe duke u ndikuar nga shokët, ai filloi të hulumtojë rreth fesë islame.
Më pas Zehnder vendosi të bëhet musliman dhe aplikoi në myftininë e qytetit.
Për Zehnder në myftini u mbajt një ceremoni konvertimi. Zëvendësmyftiu rajonal Özer Cömert dha informacione mbi bazat themelore të fesë islame dhe uroi Zehnder-in për vendimin e tij për t’u bërë musliman.
Zehnder në prani të dëshmitarëve shqiptoi shehadetin dhe si musliman mori emrin “Emin”.
Zëvendësmyftiu Cömert i dhuroi Eminit një Kuran, libra të ndryshëm fetarë dhe “dokumentin e konvertimit”. /aa