RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe BotëTurqi

Turqia mirëpret rezolutën që dënon dhunën ndaj librave të shenjtë

turqia-mirepret-rezoluten-qe-denon-dhunen-ndaj-librave-te-shenjte

Ministria e Jashtme e Turqisë e ka mirëpritur miratimin rezulutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila i konsideron të gjitha aktet e dhunës ndaj librave të shenjtë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Rezoluta është e rëndësishme përballë lejeve të fundit për të djegur librin tonë të shenjtë, Kuranin, nën mbrojtjen e policisë në Suedi, Danimarkë dhe Holandë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Po ashtu, në njoftim theksohet se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë me vendosmëri veprime të përbashkëta kundër krimeve të tilla të urrejtjes që ofendojnë miliarda myslimanë. Mes të tjerash, thonë se Turqia do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e saj në luftën kundër urrejtjes ndaj Islamit.

Related posts

Xhamajka përshpejton planet për t’u ndarë nga Mbretëria e Bashkuar

admin

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

admin

Bashkëpunëtori i Putinit: SHBA-ja u largua nga Afganistani për ta përgatitur Ukrainën për luftë

admin