RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Mbi 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

unicef:-mbi-500-femije-jane-vrare-ne-ukraine-qe-nga-fillimi-i-luftes

Më shumë se 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia nisi agresionin kundër fqinjit të saj, tha të hënën drejtoresha ekzekutive e Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell, transmeton Anadolu.

“Një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës. Që nga përshkallëzimi i luftës në shkurt 2022, të paktën 501 fëmijë janë vrarë”, shkroi Russell në Twitter.

Ajo tha se shifra reale “ka gjasa të jetë shumë më e lartë” sesa shifrat e verifikuara nga UNICEF.

Russell tha se pothuajse 1.000 fëmijë janë plagosur, të cilët kanë pësuar plagë të ndryshme, të dukshme dhe të padukshme, disa me pasoja gjatë tërë jetës.

“Pas çdo numri është një familje e copëtuar dhe e ndryshuar përgjithmonë. Është pikëlluese”, tha ajo.

“Në fund të fundit, fëmijët dhe familjet kanë nevojë për paqe”, tha Russell.

Related posts

OKB e alarmuar: Më shumë fëmijë u vranë për 4 muaj në Gazë sesa për 4 vjet në të gjithë botën

admin

Deputetja e parë në botë me Sindromën Down zgjidhet në Spanjë

admin

Visar Korenica mysafir në Kuvendin e Turqisë

admin