Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm të mirë, kërkesën për lëshimin e udhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e masakrës së Reçakut.
Haxhiu në një postim në Facebook, ka shkruar se ky është lajm i mirë për drejtësinë dhe shtetin tonë sepse për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës.
Ministrja ka drejtuar akuza edhe ndaj qeverive të kaluara se nuk kanë punuar në këtë drejtim.
“Qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë”, ka shkruar Haxhiu.