RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

“Ushtria britanike vrau mbi 50 të burgosur dhe burra të paarmatosur në Afganistan”

“ushtria-britanike-vrau-mbi-50-te-burgosur-dhe-burra-te-paarmatosur-ne-afganistan”

Më shumë se 50 të burgosur dhe burra të paarmatosur u vranë nga trupat britanike në Afganistan, sipas raporteve ushtarake të marra rishtazi dhe sipas një hetimi nga BBC, transmeton Anadolu Agency (AA).

Programi i BBC-së Panorama, i cili do të transmetohet të martën mbrëma, shqyrton dokumentet e operacioneve të Shërbimit Ajror Special (SAS), të njësisë elitare britanike e cila shërben për operacione speciale, dhe zbuloi se ato përfshijnë “raporte që mbulojnë më shumë se dhjetëra vrasje ose bastisje arrestimesh të kryera nga një skuadrilje SAS në Helmand në 2010/11”.

Individët që shërbyen në skuadrën e SAS të dislokuara në këtë pjesë folën për programin, duke treguar se ishin dëshmitarë se si operativët e SAS “vrisnin njerëz të paarmatosur gjatë bastisjeve të natës”, sipas raportit të BBC News.

Sipas rrëfimit të ish-ushtarëve, vrasja e një individi u justifikua duke vendosur një armë automatike AK-47 në vendngjarje, ndërsa disa individë brenda forcave “garonin me njëri-tjetrin për të bërë sa më shumë vrasje”.

Raporti gjithashtu pretendon se “e-mail-et e brendshme tregojnë se oficerët e nivelit të lartë të Forcave Speciale ishin të vetëdijshëm se ekzistonte shqetësimi për vrasjet e mundshme të paligjshme, por dyshimet nuk ia raportuan policisë ushtarake pavarësisht se për këtë kishin detyrim ligjor”.

Hetimi i kryer nga BBC sugjeron se “një njësi mund të ketë vrarë në mënyrë të paligjshme 54 njerëz në një turn gjashtëmujor”.

Gjenerali Sir Mark Carleton-Smith, ish-kreu i Forcave Speciale të Mbretërisë së Bashkuar, “u informua për vrasjet e supozuara të paligjshme, por nuk ia kaloi provat Policisë Ushtarake Mbretërore (RMP), edhe pasi RMP filloi hetimet lidhur me vrasjet nga skuadra SAS”.

Ministria e Mbrojtjes tha se programi Panorama “ka arritur në përfundime të pajustifikuara nga pretendimet që tashmë janë hetuar plotësisht”, duke shtuar se hetimi për incidentet e supozuara në program nuk gjeti prova të mjaftueshme për ndjekje penale.

Ministria tha gjithashtu se “qëndron e hapur për shqyrtimin e çdo provë të re dhe se nuk do të ketë asnjë pengesë”.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Iranit zbarkon në Bejrut, takim me kryeministrin e Libanit dhe  aleatin e ngushtë të Hezbollahut

admin

Qytetarët po aplikojnë për viza me dokumente false, Policia apelon për kujdes

rezart morina

Sveçla: Armatimi i sekuestruar kishte synim aksione terroriste

rezart morina