RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite arreston 23 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-arreston-23-palestineze-ne-bregun-perendimor

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se të arrestuarit janë nga Hebroni, Betlehemi, Tulkarmi dhe Jenini. Në mesin e të arrestuarve janë 8 anëtarë të familjes Al-Ajouli nga Hebroni

Ushtria izraelite sot ka arrestuar 23 palestinezë gjatë bastisjeve në disa qytete të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se të arrestuarit janë nga Hebroni, Betlehemi, Tulkarmi dhe Jenini. Në njoftim thuhet se në mesin e të arrestuarve janë 8 anëtarë të familjes Al-Ajouli nga Hebroni.

“Këto arrestime përfaqësojnë politikën më të spikatur sistematike dhe konzistente të zbatuar nga autoritetet pushtuese në baza ditore”, shtohet në njoftim.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e arrestimit të palestinezëve “të kërkuar”.

Sipas të dhënave nga institucionet që merren me çështjet e të burgosurve, aktualisht 4.650 palestinezë janë në burgjet e Izraelit. /aa

Related posts

Spanja heq TVSH-në për ushqimet bazë

admin

Qeveria iraniane i kërkoi ndihmë për gjetjen e helikopterit të rrëzuar ku humbi jetën Presidenti Raisi, SHBA zbulon pse nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës

admin

Rreth 700 mijë euro paga për punëtorët serbë që s’dolën në punë në katër ministri

RTI