Zjarri pyjor që shpërtheu në qytetin turistik jugperëndimor të Turqisë Marmaris gjatë kësaj jave, është vënë nën kontroll, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i vendit, Vahit Kirişci, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim për gazetarët, Kirişci tha se po punohet për ftohjen e zonës së përfshirë nga zjarri, duke shtuar se së shpejti do të nisin përpjekjet për restaurim.
Kirişci tha se zjarri është vënë nën kontroll në më pak se 72 orë. /aa