RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhamia Al-Aksa pothuajse e zbrazur pa besimtarë pasi policia izraelite kufizon hyrjen

xhamia-al-aksa-pothuajse-e-zbrazur-pa-besimtare-pasi-policia-izraelite-kufizon-hyrjen

Policia izraelite të premten vendosi kufizime të ashpra për hyrjen në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, duke e lënë atë pothuajse të zbrazët, raporton Anadolu.

Një numër i madh i njësive të policisë izraelite u vendosën në qytetin e vjetër të Kudsit dhe ngritën barriera në rrugicat e tij. Departamenti i Vakëfit Islam tha në një deklaratë se policia izraelite lejon vetëm besimtarët mbi moshën 70-vjeç të hyjnë në xhami.

Dëshmitarët okularë konfirmuan për Anadolu se zona e qytetit të vjetër i ngjan një “kazerme ushtarake” ku policia izraelite nuk lejon hyrjen për ata që nuk jetojnë atje. Zemërimi popullor palestinez po rritet në të gjithë territoret e pushtuara palestineze ndërsa ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës.

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Al-Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm shumë-dimensional që përfshinte lëshimin e një breshërie raketash dhe infiltrimin në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se ishte një hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpata e Hekurt” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Izraeli ashpërsoi masat duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që tashmë ishte në një rrethim të hekurt që nga viti 2007.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 1.537 palestinezë, përfshirë 500 fëmijë dhe 276 gra ndërsa janë plagosur 6.612 të tjerë.

Ndërkohë, numri i viktimave izraelite nga operacioni “Tufani i Al-Aksa-së” ka arritur në 1.300 dhe numri i të plagosurve në 3.300, njoftoi Korporata e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN).

Related posts

Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulme te reja ndaj Ukrainës

rezart morina

Serbia arreston mërgimtarin në kufi: Thuhet se iu gjet karta e babait veteran të UÇK-së

wpuser

Kuvendi mban sot seancë, pritet të diskutohet edhe për rritje të çmimeve

admin