RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ZPS kërkon të shpallet fajtor ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala

zps-kerkon-te-shpallet-fajtor-ish-komandanti-i-uck-se,-pjeter-shala

Është mbajtur seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Prokurori Filippo De Minici i cili përfaqëson ZPS-në tha se Pjetër Shala meriton dënim të rëndë për krimet e kryera ndaj civilëve, kryesisht shqiptarë, transmeton Telegrafi.

“Ata që kanë kryer krime lufte asnjëherë nuk mund t’i shmangen drejtësisë. Ju kërkojmë ta shpallni fajtor për krimet që i ka kryer”, është shprehur ai.

Ai tha se akuzat lidhen me krime që janë kryer mes datës 17 maj dhe 5 qershor në vitin 1999, në një fabrike të metalit në Kukës.

“Kontributi që ka dhënë ai në këto krime ka qenë i konsiderueshëm. Ai ka ushtruar një dhunë të frikshme kundrejt viktimave të terrorizuara. Të rrahesh persona që nuk mund të mbrohen nuk është luftë, është një akt frikacak i pajustifikueshëm dhune. I akuzuari nuk bëri asgjë për të iu lehtësuar dhimbjet. Më së paku, do të ishte larguar teksa ndodhnin këto mizori, por ai nuk e bëri. Ai rrahu njërin pas tjetrit dhe koha nuk e ka ndryshuar karakterin e tij. Për të gjitha këto arsye, ai meriton dënim të rëndë”, tha prokurori Filippo De Minicis.

Ai tha tutje ” një shqiptar i ri u rrahë dhe më pas u vra, ai nuk ishte aspak i rrezikshëm, dhe i akuzuari ishte një prej kryerësve të vrasjes së tij”.

“Ai nuk mundi ta shihte përfundimin e luftës, e as të shihte Kosovën pas luftës, ia hoqën të drejtën për të jetuar. Viktima tjera që mbijetuan kanë pasoja fizike dhe psikologjike, kujtimet e ndalimit që kanë pasur në Kukës ende i shfaqen në ëndërr”, theksoi ai.

Related posts

Takimet e fundit përfunduan pa rezultat, VOA: Mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë–Serbi

admin

Lekaj dëshmon në rastin ku Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës

rezart morina

Turqi, qyteti Malatya brenda një minute tronditet nga dy tërmete 4.8 dhe 4.5 ballë

admin