Flokët e shëndetshëm e plot shkëlqim janë një element tepër i rëndësishëm për estetikën e njeriut.
Por një sërë faktorësh si stresi, përdorimi i kimikateve të ndryshëm apo dhe ndotja mund të shkaktojnë rënien e tyre, që në shumë raste mund të bëhet një problem shqetësues për vetë personin. Më poshtë po japim disa këshilla të vlefshme për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të arritur rezultate të këna-qshme në një kohë të shkurtër.
1.Kujdes me dietën ushqimore
Proteinat janë elementë shumë të rëndësishëm për një trup sa më të shëndetshëm, përfshirë këtu edhe flokët tuaj. Sigurohuni që po konsumoni mjaft proteina në dietën tuaj ushqimore. Burimet më të mira të proteinave janë qumështi, e bardha e vezës dhe peshku. Ju gjithashtu, duhet të hani ushqime me acide të larta yndyrore omega-3, të tilla si salmoni, dy ose tri herë në javë.2.Sa më shumë vitamina dhe minerale
2. Sa më shumë vitamina dhe minerale
Vitamina A është vendimtare për flokët e shëndetshëm, sepse ajo “punon me sintezën e yndyrës”. Produktet ushqimore të pasura me vitaminë A përfshijnë zarzavatet, karotat dhe vezët. Ndërkohë edhe vitamina B12 ndihmon më shumë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, çka siguron më shumë oksigjen për trupin tuaj. Edhe vitamina C ndihmon që të keni flokë më të shëndetshëm, ndërsa vitamina E ndihmon në rritjen e enëve të gjakut, gjë që i ndihmon flokët të rriten. Disa nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e flokëve janë kalcium, bakër, hekur, magnez dhe zink. Ju mund t’i gjeni këto minerale në perimet tuaja të preferuara, ose mund të konsideroni marrjen e një shtojce të përditshme minerale.
3. Balanconi hormonet
Shumë njerëz që fillojnë të humbasin flokët kanë një çekuilibër hormonal. Nëse vuani nga diçka e tillë, mendoni që të përmirësoni situatën duke konsumuar ushqime që ndihmojnë në stabilizimin e hormoneve.
4. Konsultohuni me mjekun tuaj
Ka disa faktorë që mund të çojnë në humbjen e flokëve, duke përfshirë stresin, sëmundjen e tiroides, aneminë dhe medikamentet për sëmundjet e zemrës. Bisedoni me mjekun tuaj për t’u siguruar që rënia e flokëve tuaj, nuk lidhet me ndonjë nga këto çështje.5.Pini më shumë ujë
Qëndrimi i hidratuar është vendimtar në rritjen e indeve dhe ndihmon për një organizëm më të shëndetshëm. Vetë boshti i flokëve është kryesisht i përbërë nga uji. Vendosini vetes një qëllim për të pirë së paku 1-2 litra çdo ditë. Gjithashtu, shmangni pijet me karbohidrate, të konservuara të cilat do të dobësojnë sistemin imunitar dhe do të bëjnë që flokët tuaj të kenë më shumë gjasa të bien.
6. Mos pini duhanin e alkoolin
Pirja e duhanit zvogëlon qarkullimin, dhe kjo përfshin edhe rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës. Pirja e alkoolit dhe kafeina do të pengojnë sistemin imunitar dhe do të shkaktojnë pasoja të mëtejshme në rënien e flokëve.
7. Mos neglizhoni aktivitetin fizik
Aktiviteti i rregullt fizik lejon djersën për të pastruar dhe zbrazur poret tuaja të flokëve. Ushtrimet gjithashtu do t’ju bëjnë më të shëndetshëm në përgjithësi, si dhe do t’ju ndihmojnë të keni flokë më të gjatë e më të bukur.
8. Përdorni hudhrën
Metodat natyrore kundër rënies së flokëve, me të vërtetë të reagojnë në favorin tuaj. Përzieni disa thelpinj hudhër të copëtuar e i vendosni këto në një filxhan qumësht për 45 minuta, më pas aplikoni këtë trajtim të mirë gjatë ditës në kokën tuaj. Hudhrën mund ta përzieni dhe me vaj ulliri.
9. Kujdes me produktet kozmetike
Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre shkatërrojnë flokët duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik tjetër i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë çekuilibrim në shtresën e yndyrshme të lëkurës.
10. Masazhoni lëkurën e kokës
Masazhi mund të ndihmojë në qarkullimin e gjakut dhe do të bëjë që flokët tuaj të qëndrojnë aktivë dhe të shëndetshëm. Për ta përmirësuar këtë qarkullim, gjatë masazhit hidhni edhe disa pika vaj bajame.