Kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi pushtetin e kaluar se siç tha ai “kanë harruar” të ndajnë gjysmë miliardi euro për pagat në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Nacionale”, pasi të punësuarit aty 4 muaj nuk kanë marrë rrogë dhe tani nuk ka kush të ndihmoj në shuarjen e zjarreve, kurse shtoi se para zgjedhjeve hapnin konkurs në këtë ndërmarrje.
Përndryshe, zjarret në Maqedoninë e Veriut kanë shkatërruar qindra hektarë dhe pyje kurse situata më e rëndë paraqitet në Malin Serta. Qendra e Menaxhimit të Krizave ka bërë te ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 zjarre ku prej tyre 23 janë shuar dhe 12 janë ende aktive. Zjarret aktive janë në rajonin e Shtipit, Negotinës, Kavadarit, Velesit, Komunës së Novosellës, Çashkës, Rosomanit, Dollnenit ku ato më kritike shuhen nga toka dhe ajri. Në në numrin e vetëm për raste urgjente 112, për dallim nga numri rekord i djeshëm 3.159, gjatë natës së kaluar janë regjistruar 2.978 thirrje.
Nga 14 korriku, Qeveria ka shpallur situatën e krizës, kurse në përballje me stuhitë e zjarreve janë inkuadruar Armata dhe Policia si dhe ndihmat që vijnë nga vendet e rajonit dhe jo vetëm.