Gjithsej 185 shkelje izraelite kundër gazetarëve palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar janë dokumentuar vetëm në muajin shtator, transmeton Anadolu.
Sindikata e Gazetarëve Palestinez tha se dy gazetarë u vranë nga ushtria izraelite në muajin shtator në Gaza dhe nëntë u plagosën nga plumbat e vërtetë izraelitë ne Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se pesë u arrestuan nga Bregu Perëndimor, përveç 10 rasteve të raportuara për sulmin e ushtrisë në zyrat e mediave dhe shtëpitë e gazetarëve, thuhet në një deklaratë.
Sindikata gjithashtu theksoi se 23 gazetarë pësuan asfiksim nga gazi lotsjellës ndërsa mbulonin sulmet izraelite, ndërsa 67 u penguan nga kryerja e mbulimit mediatik në të gjithë Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite mbylli zyrën e medias Al Jazeera në Ramallah dhe konfiskoi pajisjet e saj. Gjithashtu shkatërroi pajisjet e Nas Radio në Jenin së bashku me 11 kompani mediatike.
Në vitet e fundit, ushtria izraelite ka kryer bastisje të rregullta në Bregun Perëndimor, të cilat janë përshkallëzuar me fillimin e luftës në Gaza më 7 tetor të vitit 2023 ku deri më tani janë vrarë të paktën 41.800 njerëz..
Të paktën 741 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 6 mijë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku palestinezët gjithashtu janë sulmuar dhunshëm nga kolonët e paligjshëm izraelitë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në një opinion historik më 19 korrik, e shpalli “të paligjshëm” pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
The post 185 shkelje iz’raelite në shtator kundër gazetarëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor first appeared on Radio Televizioni Iliria.