Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vëngu informoi sot se 239 vajza dhe djem do të nisin stërvitjen individuale bazë për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Vëngu tha se “33 vajza dhe 206 djem do të stërviten përreth 3 muaj përpara se të betohen si ushtarë apo detarë të Forcave të Armatosura”.
Vëngu bëri të ditur gjithashtu se në fazën e fundit të rekrutimeve për ushtar/detar në Forcat e armatosura janë regjistruar 290 dhe janë skualifikuar 50. /Telegrafi/
The post 239 vajza dhe djem i bashkohen së shpejti Forcave të Armatosura të Shqipërisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.