RTV AHIRETI
Lajme

25 vite nga masakra e burgut të Dubravës i cili edhe shpërfaqi gjenocidin e shtetit serb në Kosovë

25-vite-nga-masakra-e-burgut-te-dubraves-i-cili-edhe-shperfaqi-gjenocidin-e-shtetit-serb-ne-kosove

Krerë institucional e përfaqësues të partive politike kanë përkujtuar masakrën e Dubravës, ku 25 vjet më parë pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi masakrën e burgut të Dubravës theksoi se kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik , të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg.

“Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë për ta mbrojtur të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, shkruan presidentja.

Në 25-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi dhe përkujtoi me homazhe të vrarët në mënyrë mizore në masakrën e Dubravës, nga forcat armike serbe.

“Pranverën e majit, nga 19 e deri më 24 maj të vitit 1999, u vranë e u masakruan 116 të burgosur dhe një u zhduk, nga 980 sa ishin grumbulluar në burgun e Dubravës. Prej tyre 771 i mbijetuan kësaj masakre,  ndërsa 185 mbetën të plagosur  nga forcat  serbe.

Secili prej të burgosurve shqiptarë që ishin në burgun e Dubravës në ato ditë të majit të vitit 1999, është dëshmitar i historisë dhe dëshmitar i së vërtetës së Kosovës, tha kryeministri, teksa theksoi se emrat e skalitur në memorialin e 116 të vrarëve në këtë masakër,  janë e vërteta dhe akuza më e fuqishme për masakrën e Dubravës”, tha ai.

Kryeministri theksoi se i zhdukuri në këtë masakër, që është politikani dhe ideologu politik i çështjes sonë kombëtare Profesor Ukshin Hoti, është e vërteta e shkruar dhe e jetuar e fatit politik të shqiptarëve nën Serbi.Telegrafi

The post 25 vite nga masakra e burgut të Dubravës i cili edhe shpërfaqi gjenocidin e shtetit serb në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Policia kishte raportuar se 18 vjeçari nga Podujeva ishte therur me thikë, IPK nis hetimet

rezart morina

Protestat masive në Bjellorusi, më shumë se 50.000 persona të arrestuar për arsye politike

admin

MD-ja planifikon t’ia japë MPB-së pronat e Radoiçiqit, pozitë e opozitë kërkojnë rezultate

rezart morina