Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 75 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi i fuqishëm në Makhachkala të Dagestanit, njoftoi Ministria ruse e Emergjencave.
Shpërthimi ndodhi në një pikë karburanti pasi një zjarr shpërtheu në një servis makinash, duke përfshirë makina dhe ndërtesa qindra metra larg.
Zjarri kishte arritur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë. Sipas zëvendës ministrit të Shëndetësisë të Rusisë, Vladimir Fisenko, 66 të plagosur, dhjetë prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike. Siç njoftuan autoritetet lokale, mes viktimave tre janë fëmijë, ndërsa 13 fëmijë të tjerë u plagosën.
Një ambulancë ajrore Ilyushin Il-76 u dërgua nga autoritetet ruse për të transportuar personat në gjendje kritike në Moskë. Pamjet nga vendi i shpërthimit tregojnë përmasat e shkatërrimit, pasi zona i ngjan një zone të bombarduar. /abcnews
In Makhachkala (Russia) , an explosion killed 27 people and injured more than 100.
It is reported that the cause of the explosion at the gas station was the detonation of saltpeter across the road. pic.twitter.com/kjrVOfqqJd
— MAKS 23 (@Maks_NAFO_FELLA) August 15, 2023