Moti i keq vazhdon të rëndojë Shtetet e Bashkuara, ku temperaturat mbeten nën zero në pjesën më të madhe të vendit.
Të paktën 28 persona humbën jetën si pasojë e të ftohtit, ku disa prej tyre humbën jetën në aksidente automobilistike të shkaktuara nga akulli, raporton euronews, përcjell albinfo.
Kompanitë e energjisë elektrike të shumë shteteve kanë apeluar për të kursyer energjinë.
Në Tenesi, ndërprerjet e shkurtra të energjisë elektrike janë vendosur për të reduktuar konsumin.