Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30-ditësh gruas, e cila dyshohet se privoi nga jeta mbrëmë kunatin e saj,
Vrasja dyshohet se ndërlidhet me disa probleme familjare.
“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë”, ka deklaruar Prokuroria.
Lidhur me rastin përmes raportit 24-orësh të së mërkurës po ashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendngjarjen e vrasjes në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Në këtë vend janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Është sekuestruar edhe një karikator me tre fishekë. Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë