Si pjesë e marrëveshjes së arritur mes Hamasit dhe Izraelit, janë liruar 39 fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, transmeton Anadolu.
Fëmijët e liruar që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar u larguan nga burgu ushtarak Ofer i Izraelit me një autobus që i përkiste Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe u nisën për në Ramallah.
Fëmijët që jetojnë në Kudsin Lindor u liruan nga burgu të shoqëruar nga policia izraelite për t’iu dorëzuar familjeve të tyre.
Lirimi i një grupi të tretë prej 39 të burgosurish palestinezë erdhi pasi Hamasi liroi 13 pengje izraelite, së bashku me tre tajlandezë dhe një shtetas ruso-izraelit.
Si pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, deri më tani janë liruar 39 pengje izraelite nga Rripi i Gazës dhe 117 palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite.