RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

39 pa’lestinezë të tjerë vr’iten në Ga’za, numri total shkon në të paktën 41.534

39-pa’lestineze-te-tjere-vr’iten-ne-ga’za,-numri-total-shkon-ne-te-pakten-41.534

Të paktën 39 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i kaluar në të paktën 41.534, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite janë plagosur mbi 98 mijë palestinezë të tjerë.

“Forcat izraelite vranë 39 persona dhe plagosën 86 të tjerë në katër masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli vazhdon me ofensivën e pamëshirshme ndaj Rripit të Gazës për pothuajse 1 vit tashmë, pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

Sulmi izraelit ka çuar në zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka shkaktuar mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Related posts

Macron nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit Attal

RTI

Armeni, vazhdojnë tensionet mes qeverisë dhe kishës

admin

Ukraina shkatërron 29 dronë rusë ndërsa Moska bllokon sulmin në rajonet kufitare

admin