Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit pesë burra janë raportuar për ushtrim të dhunës në familje nga bashkëshortet e tyre.
Në tri prej këtyre rasteve, të tria në Fushë-Kosovë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që në dy raste të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Një rast është raportuar në Lipjan, ku i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të vazhdoj në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Një tjetër rast ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti sipas bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, para një kohe e kishte sulmuar fizikisht atë si dhe nuk përkujdesej si duhet për familjen e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe një i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes, gjithashtu në Fushë-Kosovë, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Në mbajtje është dërguar edhe një i dyshuar për dhunë ndaj gruas, po në këtë komunë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që për një rast që është raportuar në Istog, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka lajmëruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin kosovar, i njëjti është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.