RTV AHIRETI
Shëndetësi

5 përdorime të pazakonta të lëngut të kastravecave turshi

5-perdorime-te-pazakonta-te-lengut-te-kastravecave-turshi

Kastravecët turshi kanë shumë përfitime. Si një ushqim i fermetuar, janë të pasur me baktere të mira që ndihmojnë në sistemin tretës. Turshitë përmbajnë vitaminë A, e dobishme për shëndetin e syve, dhe vitaminë K, e cila ndihmon në shëndetin e kockave. Përdorimi i tyre në sallatra shton shijen dhe aromën. Sikur të mos mjaftonin këto, lëngun e kastravecave mund ta përdorni edhe herë tjetër.

1 – Përdoreni për të aromatizuar mishin: Mund të përdorni pak lëng kastravecash turshi kur marinoni mishin sepse i jep një aromë shtesë. Mund të përdorni piper, hudhër të grirë dhe më pas të vendosni mishin në një enë me lëng kastravecash, përpara se ta gatuani.

2 – Përdoreni si salcë sallate: Lëngun e kastravecave mund ta përdorni si bazë për të bërë salcën e sallatrave ku mjafton ta përzieni me vaj ulliri, piper dhe hudhër. Përzierjen ruajeni në frigorifer dhe mund ta përdorni deri në dy javë.

3 – Shtojeni në koktej: Lëngu i kastravecave mund të qëndrojë mirë edhe në një koktej alkoolik, si për shembull në një përzierje me bazë vodka.

4 – Përdoreni si përbërës të fshehtë, aromatizues: Hidheni në vend të kastravecave (si te hamburgeri).

5 – Pastroni kuzhinën: Lëngu i kastravecave shërben si pastrues natyral, sidomos për pjatat që pastrohen me vështirësi. Thjesht derdheni në tiganë ose enë të tjera dhe lëreni të veprojë për pak minuta.

Related posts

Helmimi nga ushqimi, simptomat dhe njerëzit që rrezikohen më shumë

rezart morina

Çfarë ndodh me trupin nëse pini shumë ujë? Ja problemet shëndetësore me të cilat mund të përballeni

admin

Keni mungesë hekuri? Kjo është mënyra e thjeshtë për ta kontrolluar

admin