RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“55 për qind e amerikanëve shqetësohen se të drejtat e tyre themelore janë në rrezik”

“55-per-qind-e-amerikaneve-shqetesohen-se-te-drejtat-e-tyre-themelore-jane-ne-rrezik”

Sipas një sondazh në SHBA, rreth 55 për qind e amerikanëve mendojnë që të drejtat e tyre themelore janë në rrezik dhe shprehen se janë të shqetësuar nga kjo, transmeton Anadolu.

Në sondazhin e kryer në Universitetin Monmouth në New Jersey të SHBA-së, në periudhën 18-23 maj, 981 të rritur u pyetën lidhur me shqetësimet e tyre për të drejtat themelore.

Sipas sondazhit, derisa rreth 55 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar se të drejtat e tyre janë nën rrezik, republikanët mendojnë që liritë e tyre janë më shumë nën rrezik se demokratët ose të pavarurit.

Rreth 16 për qind e amerikanëve besojnë në unitetin e vendit dhe janë të mendimit për vlera të rëndësishme, ndërsa një pjesë e madhe, respektivisht 81 për qind, mbrojnë idenë se SHBA-ja është e ndarë në masë të madhe.

Çdo katër në dhjetë persona mendojnë se sistemi i qeverisë është i shëndoshë, ndërsa çdo dy në tre republikanë besojnë se rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2020 e ka përcaktuar “mashtrimi”.

Ndërkohë, 38 për qind e republikanëve kanë vënë në dukje se të drejtat e lirë së shprehjes në Kushtetutën e SHBA-së janë nën kërcënim dhe pjesa tjetër prej 38 për qind ndiejnë të njëjtën gjë lidhur me të drejtën për t’u armatosur.

Demokratët gjithashtu përveç lirisë së fjalës, të drejtën e votës, procesit zgjedhor, pastrimin nga dhuna e armatosur dhe të drejtat e LGBTQ+, janë të shqetësuar edhe për kufizimet e vendosura ndaj abortit së bashku me të drejtat e grave.

Related posts

Pentagoni thotë se një tjetër balonë kineze spiunazhi fluturoi mbi Amerikën Latine

admin

Erdoğan: Zbulimi i rrjetit të spiunazhit të Izraelit, vetëm hapi i parë

admin

Kim Yong Un mbështet luftën ruse në Ukrainë

admin