Këtë të hënë, gjykata në Uzbekistan shpalli fajtorë 23 persona për vdekjen e 68 fëmijëve në lidhje me përdorimin e shurupit të kollës të prodhuar nga kompania indiane Merion Biotek.
Ndërsa, drejtori i degës Merion Bajotek në Uzbekistan, Sing Ragi Pratar, u dënua me 20 vjet burg, raporton Reuters.
Gjykata vendosi që familjet e secilit prej 68 fëmijëve të vdekur për shkak të përdorimit të shurupit të marrin dëmshpërblim prej 80 mijë dollarësh. /abcnews