RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

91 avionë me ndihma të dërguara nga EBA-ja për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve

91-avione-me-ndihma-te-derguara-nga-eba-ja-per-turqine-dhe-sirine-pas-termeteve

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) deri më tani kanë dërguar 91 avionë me ndihma në Turqi dhe Siri pas tërmeteve të fuqishme të javës së kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe në llogarinë e saj zyrtare në rrjetet sociale tha se operacioni “Kalorësia e Guximshme 2”, i nisur për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, është duke vazhduar.

Në postim thuhet se në kuadër të operacionit janë dërguar gjithsej 91 aeroplanë ndihmash në Turqi dhe Siri, me të cilët në dy vendet e prekura nga tërmetet shkatërruese janë dërguar gjithsej 2.549 tonë materiale ndihme humanitare.

Operacioni humanitar i EBA-së filloi menjëherë pas tërmetit me urdhër të presidentit të vendit, Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, me çka në Turqi u sollën tonelata ndihma humanitare.

Në një deklaratë më 7 shkurt, presidenti Al-Nahyan njoftoi 50 milionë dollarë para të gatshme që do t’i jepeshin Turqisë për shkak të tërmetit.

EBA-ja ofroi gjithashtu një spital fushor me 54 shtretër, 4 prej të cilëve janë të kujdesit intensiv, në rrethin İslahiye në Gaziantep, në shërbim të të prekurve nga tërmeti.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Sipas shifrave të fundit, mbi 38 mijë njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

Related posts

Gara për Shtëpinë e Bardhë, sondazhet në SHBA shpërfaqin shqetësime për shëndetin mendor të presidentit Joe Biden

admin

​Numër i vogël i serbëve vazhdojnë protestat në veri

admin

Kurti në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin e kryer, dëmi është i shumëfishtë

admin