RTV AHIRETI
Shëndetësi

99 euro për një picë, çfarë është ari i ngrënshëm

99-euro-per-nje-pice,-cfare-eshte-ari-i-ngrenshem

Në botë ari i ngrënshëm po bën shumë bujë.

Kjo kryesisht sepse po shihet gjithnjë e më shumë që ky përbërës kaq i kushtueshëm, po përfshihet edhe në gatime të thjeshta si picat apo akulloret.

A do të paguanit 99 euro për një picë, ose 70 për një akullore, vetëm për praninë e arit të ngrënshëm në produkt? A ja vlen vërtetë të paguani këto shuma të larta vetëm për këtë përbërës? Cilat janë vlerat e arit të ngrënshëm? AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni ato në vijim.

Çfarë shije, arome dhe teksture ka ari i ngrënshëm? A ka vlera ushqyese?

Ari i ngrënshëm, në fakt, nuk ka shije apo aromë dhe duke pasur parasysh trashësinë prej disa mikronësh (një mikron është i barabartë me një të miliontën e metrit, ose 0,001 milimetra) as që do e vini re që po e përtypni.

Ai nuk ka një strukturë të prekshme, nuk ka as veti ushqyese dhe është në thelb një përbërës i padobishëm.

Ky metal kaq i çmuar, i bërë nga fletë metalike dhe i vendosur me delikatesë mbi ushqimin që ju serviret, është vetëm një prekje ekstra klasi, për të fisnikëruar pjatën dhe me sa duket, për të justifikuar çmimin.

Mjeshtërit e kuzhinës luajnë me këtë përbërës kaq të kushtueshëm në pjata të ndryshme.

Arin mund ta gjeni si përbërës jo vetëm në pjatat me biftek, të cilat kapin shifra marramendëse prej 650 eurosh, por tashmë edhe në pica apo akullore të cilat kapin shifra nga 70-100 euro.

Duhet thënë gjithashtu se ata që frekuentojnë restorante të tilla sigurisht që nuk kërkojnë të kursejnë dhe janë të vetëdijshëm se po paguajnë jo vetëm për ushqimin, por edhe për këto “zbukurime” ekstra në pjatën e tyre.

Në fund të fundit, një pjatë e servirur me ar, nuk është një pjatë e thjeshtë, por ajo konsiderohet një vepër arti në kuzhinë.

Në fund të këtij diskutimi, ju me të drejtë mund t’i bëni vetes një pyetje: a ia vlen të shpenzosh shuma tepër të larta vetëm për përdorimin e një përbërësi, shija e të cilit nuk dallohet, që nuk ka aromë dhe është e pamundur të shijohet? Kjo ju mbetet ju ta gjykoni…

Related posts

Hudhra dhe qepa, antibiotikë natyralë

admin

Tri metoda natyrale për të ulur tensionin e lartë

admin

Kështu do të qetësoni menjëherë dhimbjen e fytit, zbuloni disa ilaçe natyrale

admin