RTV AHIRETI
Lajme

Ndërmarrja Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, ua pezullon minatorëve pushimet vjetore

ndermarrja-trepca-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme,-ua-pezullon-minatoreve-pushimet-vjetore

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje dhe ua ka pezulluar pushimet vjetore të punëtorëve.

Pushimet vjetore të punëtorëve janë pezulluar për muajt shtator, tetor dhe nëntor, transmeton Telegrafi.

Vendimi është marrë me 26 gusht, derisa thuhet se ka pasur mungesë së aktivitetit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça, Stantërg, dhe në Njësinë Biznesore Minerat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.

Gjithashtu, në vendim thuhet se humbjet kanë qenë të mëdha ditore në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit. /Telegrafi/

The post Ndërmarrja Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, ua pezullon minatorëve pushimet vjetore first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Peleshi: Shqipëria është eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO

admin

VOA: Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?

admin

Zv. kryeministri i Kosovës e zbulon: Një shtet i BE po pengon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë! Ka kërcënuar me…

admin