RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton Projektligjin për sigurimin shëndetësor

qeveria-miraton-projektligjin-per-sigurimin-shendetesor

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, të cilin projektligj kryeministri Albin Kurti e cilësoi si të rëndësishëm, duke theksuar se shëndetësia po ndryshohet rrënjësisht.

“Synimi ynë është që të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të jetësohet një gjë e tillë me miratimin e projektligjit për sigurimin shëndetësor. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale, që ndihmon për të zvogëluar si varfërinë, ashtu edhe pabarazinë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e sqaroi rëndësinë e këtij projektligji, ndërsa i gjithë kabineti e votoi këtë projektligj.

Vitia deklaroi se zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat me domethënëse të qeverisë “Kurti”.

“Me këtë nismë themelohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Për herë të parë përcaktohen rregullat për listën e barnave të megociushme. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetar për fondin e sigurimeve, këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt.

Kështu buxheti që ndahet për shëndetësinë do t’i shtohet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat me domethënëse të qeverisjes sonë”, ka thënë ai.

Related posts

Vidhen armë zjarri në një poligon në Gjakovë

admin6

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

RTI

Tri gra mbesin të vdekura pas një sulmi me armë në Romë

admin