RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga 3 shtatori në grevë punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i disa shkollave dhe i QMF-ve në Prishtinë

nga-3-shtatori-ne-greve-punetoret-teknike-dhe-sigurimi-fizik-i-disa-shkollave-dhe-i-qmf-ve-ne-prishtine

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se me 3 shtator do të hyjnë në grevë punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës, të Qendrave Mjekësore Familjare si dhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të tij në Facebook, ky vendim është marrë për shkak se ka gjasa që pagat e tyre të mos implementohen me rritje nga 1 shtatori.

“Teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: Dardanisë ,Pjetër Bogdani , e Muzikës ,Naim Frashëri, Shkolla e Gjelbër , Mehmet Xhevori ,Hoxhë Kadri Prishtina , Avdyl Frashëri, Asim Vokshi , Gjergj Fishta të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi.

Related posts

Vala e të nxehtit përfshin Indinë, më shumë se 50 njerëz ndërruan jetë në 3 ditët e fundit

admin

Lirimi i 84 trupave në Gaza, familjet e pengjeve kërkojnë përgjigje nga Netanyahu

admin

“Ushtarët shkatërruan mbrojtjen e Ukrainës”/ Sulmet ruse pjesë e lëndëve mësimore në Serbi, si u inkorporua konflikti në librat e matematikës

admin